Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në rrjete sociale disa fotografi nga vizita e presidentes së Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen një ditë më parë në Tiranë.
Rama shkruan se turi i saj ballkanik nisi nga Shqipëria që tashmë është e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dje në Tiranë në nisje të turit të saj ballkanik nga Shqipëria e ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/




Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten