Trepça nuk ka qenë sonte në natën e saj më të mirë në grupet e FIBA Europe Cup.
Skuadra mitrovicase ka pësuar një humbje të ngushtë nga Caledonia Gladiators, me rezultatin 76-80.
Kjo ka qenë humbja e tretë për Trepçën në këtë kompeticion, ndërsa Caledonia Gladiators ka shënuar fitoren e parë.
Çereku i parë ka qenë kryesisht i baraspeshuar, me Trepçën dhe Caledonia Gladiators që nuk arrinin të shkëputeshin, duke përfunduar me rezultatin 24-26. Megjithatë, skocezët janë treguar më të mirë në periudhën e dytë, e cila ka përfunduar 11-19, duke shkuar në pushim me dhjetë pikë epërsi, 35-45.
Pjesa e dytë ka qenë edhe më interesante, pasi kampionët e Kosovës janë rikthyer në lojë, duke afruar shifrat në 74-75.
Megjithatë, skocezët janë treguar më të vëmendshëm në momentet e fundit dhe ia kanë arritur të fitojnë ndeshjen me rezultatin përfundimtar 76-80.
Malik Johnson ka qenë lojtari më i spikatur i Trepçës, duke kontribuar me 16 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime./rtk/
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje