Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça do të ketë ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup, përkatësisht të dytën radhazi në shtëpi.
Mitrovicasit do të ndeshen me Caledonia Gladiators nga Skocia.
Të dy skuadrat kanë nga dy humbje në dy ndeshjet e para në Grupin H të FIBA Europe Cup.
‘Xehetarët’ pësuan nga Dijon 118:73 dhe MHP RIESEN Ludëigsburg 57:70, kurse Caledonia Gladiators pësuan nga MHP RIESEN Ludwigsburg 86:62 dhe Dijon 54:90.
Në përballjen tjetër të këtij grupi, Dijon dhe Ludwigsburg do të ndeshen për vendin e parë.
Ky është edicioni i dytë radhazi për Trepçën që luan në grupet e FIBA Europe Cup./Arbresh.info
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...
Haxhiu: Në jetën dhe veprën e Rexhep Qosjes, fjala shqipe gj...
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...