Ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha të hënën se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit.
“Por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë”, tha O’Brien në një intervistë me Kanalin 10.
“Duam që të kemi më shumë bashkërendim kur ndërmerren veprime, veçanërisht kur ato veprime mund të përfshijnë trupat e NATO-s. Gjithashtu dëshirojmë që të kemi më shumë diskutime para se të ndërmerret një veprim i tillë”, tha O’Brien.
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit edhe një herë tha se dëshiron që edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë plotësisht zotimet e marra me marrëveshjen e një viti më parë.
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë