Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se gjatë seancës së djeshme, pas vendosjes së kapelave të zeza në Kuvend, Radio Televizioni i Kosovës u ka mbyllur dyert opozitës, shkruan Arbresh.info.
“Një RTK që do të duhej të ishte në funksion të publikut dhe fjalës së lirë, na i mbylli dyert dhe transmetimin pikërisht nga frika e pushtetit” tha Tahiri.
Tutje ai shtoi se ky akt ndodhë që prej ditës së parë të qeverisjes së Vetëvendosjes.
Tahiri tha se fjalën e lirë nuk do të mund ta mbysin, dhe se pas 9 shkurtit, Kosovës do t’i rikthehet normaliteti, e RTK-së, fisnikëria në misionin e vet si transmetues publik./Arbresh.info/
Aksioni kundër call center në Tiranë, Europol publikon detaj...
Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve/ Atletico Madrid – Arsen...
Çmimi i naftës rritet sërish
Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Va...
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen f...
Liverpool jep lajmin e mirë për Mohamed Salah