Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Namazgjsë theksoi se ky objekt është simbol i miqësisë dhe i solidaritetit mes dy vendeve.
” Xhamia është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, ibadeti dhe adhurimi, por është multifunksional për të cilët do t;u shërbejë besimtarwve, kompleks social ka salla konferencash, bibliotekë, dhoma studimi, ashensorë për ata me aftësi të kufizuar. Xhamia do të jetë simbol i miqësisë, vëllazërisë dhe i solidaritetit mes nesh.”, tha ai.
“Në mesin tuaj dua të përgëzoj të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë vepër që do të mahnisë të gjithë ata që e shikojnë, sidomos me qetësi shpirtërore. Kanë dhënë një shembull për mbarë komunitetin ndërkombëtar në goditjen nga tërmeti. Njëra nga veprat më bazike të këtij solidariteti shumë të sinqertë ka qenë spitali i ndërtuar në qytetin e Fierit, si dhe rezidencat e ndërtuara në qytetin e Laçit. Xhami ekziston në qendër të civilizimit dhe themelet e qytetërimit.”, shtoi Erdogan.
Hamza në Presidencë për takim me Osmanin: Do t’i shqyrtojmë ...
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit