Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit ka folur për një përvojë të tij familjare.
Me anë të një postimi në Facebook ka shkruar se sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit i përjeton bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre, shkruan Arbresh.info.
Hamza ka treguar se si motra e tij është prekur nga kjo sëmundje dhe e ka fituar këtë betejë.
“Sa herë që flitet për sëmundjen e kancerit të gjirit, unë dëgjoj dhe përjetoj bashkë me të prekurit dhe familjet e tyre. E përjetoj shqetësimin e tyre kur cingëron telefoni, sepse si familje jemi përballur me këtë sëmundje. I përjetoj pritjet në korridoret e spitaleve, pritjet e daljes së rezultateve. Por, e përjetoj edhe kurajon për të mos u dorëzuar edhe kur gjithçka duket e vështirë dhe e pamundur. Fatmirësisht, as motra ime kurrë nuk është dorëzuar dhe tashmë e ka fituar betejën me kancerin e gjirit”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Hamza tregoi se gjatë një konference me temën “Të mbijetuarat e kancerit më të Fuqizuara dhe të Zëshme”, ju bëri thirrje të prekurave nga kanceri i gjirit që të mos dorëzohen asnjëherë./Arbresh.info/
Mishetiq e ripërsërit: S’ka prova që Thaçi ishte i përfshirë...
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...