Një nga duelet më të nxehta të kësaj faze në Ligën e Kombeve është ajo mes Serbisë dhe Zvicrës, e cila do të luhet ditën e shtunë.
Kjo ndeshjes zhvillohet në Serbi saktësisht në qytetin e vogël të Leskovcit me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Vëmendja kryesore në këtë ndeshje është tek futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili ka udhëtuar në shtetin serb së bashku me kombëtaren e tij.
Kjo nuk i ka ‘pëlqyer’ aspak vëllait të tij, Taulantit i cili ka një përvojë me serbët.
Në një intervistë për të famshmen zvicerane Blick, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare tha se i ka kërkuar Granitit që të anashkalonte këtë ndeshje.
“Mendova se nuk mund të ishte e drejtë. Unë e di vetë se sa presion dhe emocione duhet të durosh në këtë lojë. I sugjerova Granitit që të fliste me trajnerin Murat Yakin dhe ndoshta ta anashkalonte këtë lojë, por të gjithë e njohim vëllain tim, ai dëshiron të luajë çdo ndeshje për Zvicrën. Nuk është e lehtë të mbash veten nën kontroll për 90 minuta kur gjërat bëhen sërish kaq emocionale. Graniti duhet të qëndrojë i qetë, të luajë futboll, të fitojë dhe të injorojë provokimet. Është e lehtë të thuhet, por në fund gjithçka ka të bëjë me këtë: të luash një lojë futbolli dhe të fitosh”, u shpreh Taulant Xhaka.
Taulanti ka qenë pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë kur në vitin 2014 ata u përballen në një situatë të pazakontë në Beograd teksa po luanin sfidën me Shqipërinë.
Ajo ndeshje u ndërpre dhe pas disa seancave gjyqësore në CAS, Shqipëria fitoi tre pikë./Arbresh.info
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...