Pesë policë të një njësie të forcave speciale u arrestuan në Bosnje për vjedhjen e një automjeti të blinduar për transportimin e fondeve dhe të 300,000 eurove, njoftoi sot një burim policor.
Katër muaj pas kësaj vjedhjeje, në muajin shtator, në një autostradë në veri të vendit, hetuesit arritën të identifikonin autorët e dyshuar”, theksoi ministri i Brendshëm i entitetit serb të Bosnjes, Dragan Lukac.
“Treguesit e parë mbërritën nga njësia speciale e policisë, ku është vërejtur një sjellje e çuditshme e të dyshuarve”, deklaroi Lukac në një konferencë shtypi në Banja Luka.
Bëhet fjalë për një njesi speciale të policisë së entitetit serb të Bosnjes, që operon në çështjet e krimit të organizuar dhe terrorizmit.
KQZ: Deri në orën 13:00 votuan 36.89 për qind e votuesve të ...
Delegacioni i Këshillit të Evropës vëzhgon zgjedhjet e 28 dh...
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...