Policia e Kosovës sot ka zhvilluar bastisje në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin se aty mund të ketë substance narkotike.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tregoi se çka është sekuestruar.
“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar: 1 AK-47, 2 Granata Dore M-75, 2 Radiolidhje, 2Antiplumba, Kapelë, Dorëza, Çanta Ushtarake, Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës, Harta, Rrip brezi, Sprej, Thikë, Shall kamufllazhi etj”, ka thënë ai për Arbresh.info.
Elshani tha se 2 persona të dyshimtë njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë hasur në shtëpi por tashmë janë shpallur si persona në kërkim./Arbresh.info/


“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...