Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot priti në takim ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Alfred Moisiu dhe Fatmir Sejdiu.
Ai iu uroi mirëseardhjen në kryeministri, pas pjesëmarrjes së djeshme që kishin në konferencën “Balkan Leadership Conference”, të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info
ZKM njofton se gjatë këtij takimi u diskutua rreth progresit ekonomik dhe demokratik të Kosovës, për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri lidhur me projektet e përbashkëta mes dy shteteve, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, të cilat e fuqizojnë edhe më shumë lidhshmërinë mes republikave tona.
Gjithashtu, u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe botë. Moisiu dhe Sejdiu i uruan kryeministrit punë të mbarë dhe suksese të mëtutjeshme edhe duke iu gëzuar faktit të progresit ekonomik të Kosovës të arritur gjatë viteve të fundit./Arbresh.info

E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...