Me kallashnikov në Përzhino të Shkupit (FOTO)

17:20 | 15 Janar 2016
Arbresh.info

Polic të armatosur deri në dhëmb janë të rejat e fundit dhe skena në të cilat jemi mësuar muajve të fundit prej kur filluan bisedimet me negocim të Johanes Han në rezidencën e BE-së në rrugën Zelengora në Përzhino.

Lagja Përzhino me të njejtët aktorë por me skenografi tjetër.

Për dallim nga herët e kaluara për bisedime të gjata dhe intensive nuk janë parë forca të armatosura, këtë herë për sigurinë e Han si dhe liderëve të partive më të mëdha në vend po kujdesen polic të armatosur deri në dhëmb.

Pasi ndodhën sulmet teroriste në Paris dhe pas marjes së masave mbrojtëse në shumë vende europiane vecanërisht për shkak të valës së madhe të emigrantëve, thuajse në secilin vend në Europë shihen masa të mëdha sigurie.

1-471

1-32

2-112

3-72

Shpërndaje në rrjete sociale