Ja çka thotë Ahmeti për kryeministrin e ri (VIDEO)

15:09 | 15 Janar 2016
Arbresh.info

Bashkimi Demokratik për Integrim para takimit me komisionerin e BE-së Johannes Hahn ka thënë se ende nuk janë diskutuar për detajet e emrit të ri për kryeministër, por është e sigurt se VMRO-DPMNE vijon nominime për kryeministër i cili do të organizojë zgjedhjet, transmeton TetovaSot.

Lidhur me pyetjen nëse janë përmbushur kushtet për zgjedhjet dhe a ka kohë për të pastruar e listën zgjedhore, Ahmeti tha se të gjithë duhet të japin pikëpamjet e tyre.

Unë besoj se të gjitha institucionet duhet të deklarojnë për këtë vendim dhe të japin vlerësime dhe mendime për të, dhe deri ku kanë arritur me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve, tha Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale