Policia e Kosovës gajtë legjitimimit të një personi ka vërejtur se i njëjti kishte veshur një maicë në të cilën kishte një hartë dhe mbishkrime me përmbajtje nxitëse.
Në raportin 24 orësh thuhet se rasti ka ndodhur në rugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, shkruan Arbres.info.
Policia bën të ditur se bluza u sekuestrua nga njësitë policore, dhe i dyshuari u intervistua.
I njëjti është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
“NXITJE E PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT Rr. Jusuf Gërvalla, Prishtinë / 29.09.2024 – 15:20. Njësia policore gjatë legjitimimit të të dyshuarit kosovar ka vërejtur se i njëjti kishte të veshur një maicë në të cilën kishte një hartë dhe mbishkrime me përmbajtje nxitëse, e cila është sekuestruar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar si dhe është inicuar rasti i cili vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton policia./Arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...