Të paktën 15 persona humbën jetën në Indonezi dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e një rrëshqitje dheu një minierë të paligjshme ari në Sumatra, thanë zyrtarët lokalë.
Nxjerrja e paligjshme e arit është e zakonshme në arkipelagun e pasur me minerale të Azisë Juglindore, pasi vendet e braktisura të minierave tërheqin vendasit që përpiqen të gjejnë ar pa pajisje të sigurta.
Rrëshqitja e dheut në këtë provincë të Indonezisë ka ndodhur të enjten mbrëma pas reshjeve të dendura të shiut në zonë.
Rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme në Indonezi gjatë sezonit të shirave midis nëntorit dhe prillit, por disa fatkeqësi natyrore për shkak të motit të keq kanë ndodhur në periudha të ndryshme gjatë viteve të fundit./abcnews.al
PZAP refuzon ankesën e opozitës serbe për moscertifikim për ...
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj