Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Konjufca e falënderoi ambasadoren për vizitën, duke e uruar për detyrën e re. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e Holandës ndaj Kosovës nëpër etapa të ndryshme, si dhe e vlerësoi mbështetjen e shtetit holandez ndaj vendit tonë që prek shumë sfera, duke përfshirë edhe atë të integrimeve. Sipas tij, është tejet e nevojshme që kjo mbështetje të vazhdojë.
“Në takim u diskutuan edhe çështje të aktualitetit, ku kryetari Konjufca theksoi se mbështetja e Holandës është shumë e nevojshme dhe e mirëpritur në lidhje me sfidat e ndryshme që kemi përpara, përfshirë edhe ato të zhvillimit të mëtejshëm socio-ekonomik, të stabilitetit dhe ndërveprimit për lehtësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me diasporën”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi.
Bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin midis dy vendeve tona, si dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale në të gjitha fushat.
Ambasadorja Karin Boven e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj të plotë të bashkëpunimit, të bazuar në interesat e përbashkëta dhe në vlerat evropiane, të cilat i ndajmë. Ajo u shpreh se mbështetja e Holandës në drejtim të Kosovës do të vijojë edhe në të ardhmen.


Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...