Komanda Rajonale e Perëndimit të misionit të KFOR-it ka organizuar sot një “Konferencë të Sigurisë dhe Koordinimit”, në Kampin Villaggio Italia.
Sipas njoftimit, në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Komandantët Rajonalë të Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare të Kosovës.
“Koloneli Rocco Mundo, Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim hapi punimet, duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me të gjithë homologët e tij dhe rëndësinë e koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.
KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë./Arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...