“Për Shqiptarët” është spektakli i madh emocionues në Top Channel, ku në qendër vendosen njerëzit e thjeshtë me historitë e tyre frymëzuese.
Një program që bën bashkë shqiptarët për të shpëtuar jetë, për të strehuar një famije, për të realizuar një ëndërr, për të dhënë kurajë.
Vetëm një javë më parë është prezantuar një promo e emisionit, ku pjesë e saj do të jetë edhe Elvis Naci, teolog dhe Imam shqiptar. Ai ishte drejtor i predikimit islam në Bashkësinë Islame të Shqipërisë, e cila vepron në Xhaminë e Tannerëve në Tiranë dhe është themelues dhe president i Fondacionit Kulturor Jofitimprurës Firdeus.
Por kjo nuk ishte supriza e vetme e këtij emisioni. Vetëm pak më parë një tjetër promo e emisionit është publikuar nga faqja zyrtare e Instagramit të Top Channel. Marina Vjollca rikthehet në Top Channel në moderimin e “Për Shqiptarët” nga e premtja në orën 21:00./tch
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku