Bashkimi Evropian pret që autoritetet në Serbi të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm, në kohën e duhur, për të siguruar përgjegjësi të plotë për të gjithë ata persona që janë përgjegjës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano në një përgjigje me shkrim lidhur me përvjetorin e sulmit ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku.
Stano nënvizoi se ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Brukselit, që nga dita e parë, që Serbia të bashkëpunojë me autoritete Kosovare, siç u shpreh, “për ato raste ku të dyshuarit ndodhen në Kosovë”.
“BE-ja ka shprehur vazhdimisht pritjen e saj që Serbia duhet të bashkëpunojë plotësisht dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të kapur dhe sjellë menjëherë para drejtësisë autorët e akteve të dhunshme nga protestuesit serbë të Kosovës kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave më 29 maj 2023. dhe sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit 2023 në veri të Kosovës”, ka nënvizuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano./rtk
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama