Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.
Në mesin e tyre ka ndarë edhe 219,000.00€ për organizimin e Forumit Ekonomik në Paris dhe promovimin e teknologjisë së informacionit me qëllim të tërheqjes së investimeve në kuadër të kësaj fushe, përmes organizatave lidere gjatë javës së TIK/ICT.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka emërtuar Rrugën Rajonale R-217 segmenti: Ballaban – Banjskë, me emrin e Heroit të Republikës së Kosovës “Afrim Bunjaku”.
Përmes një njoftimi për media nga Qeveria e Kosovës, bëhet e ditur se në këtë mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr. 06/56 të datës 26 janar 2022, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e Qeverisë Nr.02/184 të datës 15 janar 2024. Sipas këtij plotësim-ndryshimi Gëzim Paci bëhet kryesues i Bordit të Postës së Kosovës.
“Është emëruar Genc Metaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave. Është emëruar Komisionit ad-hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Institutin e Kosovës për Administratë Publike”, thuhet në njoftim.
“Është aprovuar Rregulloren për Vlerësimin e Rezultateve në Punë. Është aprovuar Rregulloren për Procedurat e Konkurrimit për Nëpunësit Teknik dhe Mbështetës. Është aprovuar Rregulloren për Pezullimin nga Marrëdhënia e Punës. Është aprovuar Rregulloren për Përfundimin e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil”, përfundon njoftimi./Arbresh.info/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës