Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse, tha ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme që u mbajt në Toronto të Kanadasë, me ftesë të Ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.
Gërvalla theksoi tutje se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.
MPJD njofton se Gërvalla gjithashtu nënvizoi se është thelbësore të përqëndrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat.
“Në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike”, thuhet në njfotim.
Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që Talibani t’i rikthejë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike.
Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që Sekretari i ardhshëm i Përgjithshme duhet të jetë grua./Arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...