Me ftesë të Ministres së Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Toronto, Kanada, për të marrë pjesë në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme.
‘Ky takim, i cili do të zgjasë dy ditë, është bashkorganizimin i Kanadasë dhe Xhamaikës dhe mbledh ministre nga e gjithë bota për të diskutuar situatat e rënda me të cilat përballen gratë në vende si Afganistani, Irani, Ukraina dhe vende të tjera si dhe për të ofruar mbështetje konkrete”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me ministret e jashtme të vendeve të tjera pjesëmarrëse. Ky takim, i cili mbahet në vazhdën e një formati tashmë të konsoliduar të takimeve të grave Ministre të Punëve të Jashtme, synon të identifikojë dhe ofrojë zgjidhje për sfidat politike dhe të sigurisë, të cilat prekin në radhë të parë gratë dhe pasojat e këtyre sfidave për shoqëritë e ndryshme dhe sigurinë globale./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë