FBI dhe agjencitë e inteligjencës amerikane thanë të mërkurën se hakerët iranianë u dërguan zyrtarëve të angazhuar me fushatën e presidentit Biden, informacione në lidhje me fushatën elektorale të Donald Trumpit. ” Që nga qershori, aktorët kibernetikë dashakeqë iranianë kanë vazhduar përpjekjet për të dërguar materiale të vjedhura, jo publike të lidhura me fushatën e ish-presidentit Trump në organizatat mediatike amerikane”, – thanë në një deklaratë të përbashkët FBI-ja, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Siguri Kibernetike në SHBA.
“Ky aktivitet kibernetik është shembulli më i fundit i qasjes së Iranit për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të minuar besimin në procesin tonë zgjedhor,” – shtuan agjencitë federale, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion se e-mail-et u janë kthyer përgjigje. Në një deklaratë, fushata e Trumpit tha se Harris dhe Biden duhet të sqarojnë nëse e kanë përdorur materialin e hakërruar për të dëmtuar kandidatin republikan. Ndërsa vetë Trump tha Irani hakeroi fushatën e tij për të ndihmuar demokratët.
Ekipi elektoral i Harris, duke reaguar pas njoftimit të FBI-së, tha se nuk është në dijeni të ndonjë materiali të dërguar drejtpërdrejt në fushatën e kandidates demokrate. Në gusht, Shtetet e Bashkuara akuzuan Iranin për sulme kibernetike kundër fushatave të të dy kandidatëve presidencialë. Teherani mohoi ndërhyrjen duke thënë se ato akuza ishin të pabaza dhe krejtësisht të papranueshme, ndërsa theksoi se Irani nuk ka asnjë motiv dhe as synim për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane./RTSH/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran