Gazetari Daniel Riolo i RMC Sport në një emision ka thënë se Edon Zhegrova mund të jetë nënshkrimi i mundshëm nga liga franceze për Real Madridin.
Në një emision të Radio Montecarlo, Riolo njoftoi për nënshkrimin e mundshëm të yllit të ligës franceze, Edon Zhegrova, për mbretërit e Evropës, shkruan Defensa Central, medium i afërt me Real Madridin.
“Edon Zhegrova ende nuk është stabil. Në kokën e tij ai e sheh veten në Real Madrid, kjo është e sigurt. Në kokën e tij ai e sheh veten duke mbërritur në Real Madrid, duke parë Vinicius dhe duke i thënë: Vini, je i sjellshëm, të lutem largohu, rri me fëmijët, më jep vendin tënd”, deklaroi Daniel Riolo në RMC Sport.
25 vjeçari tani është lidhur me Real Madridin nga Daniel Riolo dhe RMC Sport, ndërsa në të kaluarën ka qenë i lidhur edhe me klube si Milan, Arsenal dhe Manchester United.
Zhegrova është aktualisht pjesë e Lille dhe ka kontratë me klubin deri më vitin 2026.
Ai është pjesë e francezëve që nga viti 2021 kur u transferua nga Baseli./Arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...