Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se homologu i tij kosovar, Besnik Bislimi, refuzoi të marrë pjesë dje në takimin trepalësh, për shkak të disa arsyeve.
”Bislimi ka refuzuar të marrë pjesë në takimin trepalësh sepse delegacioni serb ka insistuar në tema si Asociacioni, shërbimet postare dhe çështja e zbatimit të marrëveshjes për urën”, ka thënë Petkoviq, transmeton klankosova.tv.
”Si kryenegociator i Beogradit, gjëja e parë që bëra ishte të diskutoja për masat e qeverisë serbe, të cilat u përmendën edhe nga presidenti i Serbisë në konferencën për media”.
”Këto janë ‘masa gjithëpërfshirëse mbrojtëse për popullatën serbe’ në Kosovë dhe masa që nënkuptojnë realizimin e procesit të dialogut, i cili është i domosdoshëm për ne, pasi jemi absolutisht të bindur se vetëm përmes dialogut mund të gjejmë një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri