Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se dje ka vizituar Korishën ku ka vizituar puëntorët dhe stafin e kompanisë kosovaro-zvicerane “Happy Chicken”
Osmani ka bërë të ditur se kjo kompani ka plasuar produktet në tregun kosovar, shkruan Arbresh.info.
“Dje në Korishën mahnitëse, kisha kënaqësinë që të vizitojë punëtorët dhe stafin e jashtëzakonshëm të kompanisë kosovaro-zvicerane “Happy Chicken”, të cilët sapo kanë plasuar produktet në tregun kosovar.”, ka shkruar ajo.
Presidentja Osmani tha se ky investim do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ky investim i rëndësishëm padyshim se do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit, në rritjen e vendeve të punës, si dhe në uljen e importit nga jashtë për produktet ushqimore.”, ka shtuar ajo./Arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...