Interi ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani, i cili do të mbetet pjesë e ekipit për katër vitet e ardhshme, deri në vitin 2028.
Njoftimi është bërë të hënën nga klubi italian, ndërsa futbollisti shqiptar ka shprehur entuziazmin dhe krenarinë e tij për hapin e radhës.
“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr të luaj me këtë ekip, është nder të luaj me këtë fanellë,” ka thënë Asllani. Ai e sheh këtë kontratë si një mundësi për rritje dhe përmirësim të mëtejshëm. “Stërvitem përkrah kampionëve dhe jam i lumtur që kam shokë skuadre të tillë. Ky rinovim është rezultat i ndihmës dhe mbështetjes së tyre”, ka thënë mesfushori./rtk
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...