Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pas të shtënave me armë zjarri në fushën e golfit të kandidatit republikan për president, Donald Trump, është shprehur i lehtësuar që Trumpi është mirë dhe ka shpëtuar nga ky sulm pa u dëmtuar.
Biden ka njoftuar se ka urdhëruar ekipin e tij të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të garantuar sigurinë e vazhdueshme të ish-Presidentit Trump.
“Siç e kam thënë shumë herë, nuk ka vend për dhunë politike apo për ndonjë lloj dhune tjetër në vendin tonë. Kam udhëzuar ekipin tim që të vazhdojë të sigurojë që Shërbimi Sekret të ketë çdo burim, aftësi dhe masë mbrojtëse të nevojshme për të siguruar që ish-presidenti të vazhdojë të jetë i sigurt”, ka thënë Bideni.
Ndërkohë, kandidati i Republikanëve për president, Donald Trump, ka deklaruar se është “i sigurt dhe mirë” pas të shtënave me armë zjarri në fushën e tij të golfit në Florida. Ai ka thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.
“Pati të shtëna armësh në afërsi, por para se thashethemet të dilnin jashtë kontrollit, doja të dëgjonit: Jam i sigurt dhe mirë. Asgjë nuk do të më ngadalësoj. Nuk do të dorëzohem kurrë”, thuhet në reagimin e Trumpit.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar të dielën se agjentët e shërbimit sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë hapur zjarr ndaj një personi të armatosur, që dyshohet se qëlloi pranë vendit ku gjendej Trump.
Në vendngjarje është gjetur një pushkë e një person është arrestuar. Zyrtarët e Shërbimit Sekret kanë thënë se Trumpi ishte midis “3 dhe 500 metrave” larg të dyshuarit./rtk
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...