Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 29 janë lënduar në një përplasje treni në Egjipt, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së vendit.
30 ambulanca dhe ekipe mjekësore përforcuese janë dërguar në vendin e përplasjes në qytetin e Zagazig, kryeqyteti i provincës Al Sharkia, shkruan CNN.
Të plagosurit janë transferuar në spitalet e Universitetit Al-Ahrar dhe Zagazig në qytet dhe “operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim”.
Imazhet nga vendi i ngjarjes treguan turma njerëzish të mbledhur rreth rrënojave të trenave ndërsa po zhvilloheshin operacionet e shpëtimit.
Siç raportohet, ka pasur një aksident vdekjeprurës në sistemin e vjetër hekurudhor të Egjiptit pothuajse çdo vit për 20 vitet e fundit./abcnews.al
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...