Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula von der Leyen, do të mbajë takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 19 shtator.
Sipas zëdhënësit të KE-së, Eric Mamer takimi i së enjtes do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.
Liderët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë të ftuar në takimin e von der Leyen, por emrat se kush do ta përfaqësojë secilin shtet ende s’janë bërë të ditura.
Më 27 qershor të këtij viti, Këshilli Evropian emëroi von der Leyen për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian.
Më 18 korrik, u rizgjodh edhe për një mandat pesëvjeçar pasi votimit të fshehtë në Parlamentin Evropian. Ajo pati 401 vota pro, 284 kundër dhe 22 ishin të pavlefshme. Është planifikuar që më 17 shtator ta prezantojë përbërjen e re të Komisionit./abcnews.al/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic