Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri – veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe perbytjet lokale. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë./abcnews.al
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...