Mesfushori i Spanjës, Gavi, është rikthyer në stërvitje me Barcelonën këtë të enjte, gati dhjetë muaj pas lëndimit në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë në nëntorin e kaluar, duke humbur pjesën e mbetur të sezonit dhe triumfin e Spanjës në Europian.
Barcelona ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregohej rikthimi i tij në stërvitje me skuadrën, por pritet që Gavi të mos jetë gati për të luajtur ende. Ndeshja e radhës e Barcelonës është të dielën, në transfertë kundër Gironës.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Hansi Flick, Barcelona ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë, me katër fitore në katër ndeshje, duke kryesuar tabelën në La Liga./rtk
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...
Haaland flet pas kartonit të kuq të Szoboszlait