Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime rutinore në Zubin Potok

19:52 | 9 Shtator 2024
E.G

Ushtarët letonezë të KFOR-it të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje e kanë kryer një patrullim rutinor brenda Komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, kjo bëhet në baza ditore.

“Patrullat janë një nga disa aktivitete që KFOR-i kryen në baza ditore, në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale