Kancelari gjerman Olaf Sholz (Scholz) u ka bërë thirrje partive politike që të përjashtojnë “ekstremistët e krahut të djathtë”, pasi rezultatet paraprake treguan se Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë kryesoi në zgjedhjet shtetërore.
Sipas kancelarit gjerman, AfD po dëmton Gjermaninë, pasi po dobëson ekonominë, po ndan shoqëritë dhe po shkatërron reputacionin e vendit.
“Vendi ynë nuk mund dhe nuk duhet të mësohet me këtë. AfD po e dëmton Gjermaninë. Ai po dobëson ekonominë, po ndan shoqërinë dhe po shkatërron reputacionin e vendit tonë,” tha Sholz, i cili i konsideroi rezultatet si tejet shqetësuese.
AfD fitoi pothuajse një të tretën e votave, nëntë pikë përpara CDU-së konservatore dhe shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë.
Rezultati i jep të djathtës ekstreme fitoren e parë të votës në një parlament shtetëror që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse ka pak shpresë për të formuar një qeveri në Turingi.
AfD doli e dyta afër në zgjedhjet e tjera të mëdha shtetërore të së dielës, në shtetin fqinj më të populluar të Saksonisë.
Rezultatet atje i dhanë CDU-së 31.9% të votave, pak më shumë se një pikë përpara AfD-së, përsëri shumë më përpara se tre partitë që drejtojnë qeverinë kombëtare – Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe FDP liberale.
Kandidati kryesor i AfD-së në Turingia, Bjorn Hok (Björn Höcke), i cili është një figurë shumë e diskutueshme në Gjermani, përshëndeti një “fitore historike” dhe foli për krenarinë e tij të madhe. Ai thuhet se dështoi të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për parlamentin e shtetit, por megjithatë mund të fitonte një vend sepse është në krye të listës së partisë së tij.
/rtsh.al/
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...