Shtetasi i Shqipërisë është arrestuar në Britani të Madhe dhe më pas është ekstraduar në Kosovë, pasi po kërkohej në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për vrasje të rëndë të një 19 vjeçareje në Prizren në vitin 2013.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja kishte ndodhur më 4 Gusht të vitit 2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, ku dyshohet se dy vëllezër kishin privuar nga jeta një 19-vjeçare, e që njëri nga ta ishte arrestuar pas katër vitesh në arrati, ndërsa tjetri ishte mësuar se ndodhet në Britani të Madhe, dhe në bashkëpunim ai është ekstradohet në vendin e tij të lindjes.
Në Shqipëri ai është ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet dhe ekstradohet I dyshimti për vrasje të rënd që ishte kryer para 11 vjetëve në Prizren
Me datë 04.06.2013 në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren ka ndodhur një “vrasje e rëndë”.
Në atë kohë dy të dyshuar vëllezër kanë vrarë viktimën femër 19 vjeçe.
Në atë kohë pas veprimeve operative hetimore janë identifikuar kryesit e veprës.
Dy të dyshuarit vllezër, shtetas të Shqipërisë për një kohë kanë qenë në arrati, njëri nga ata pas disa vitesh është arrestuar dhe është ngritur kallëzim penal ndaj tij, ndërsa tjetri që atëherë ka qenë në arrati.
Sektori Rajonal I Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren pas hetimeve të vazhdueshme kanë arrit që të marrin informacion se i dyshuari gjendet në Britani të Madhe.
Në bashkëpunim me policin e Britanisë së madhe, në kontaktet nëpërmes Zyrës së ndërlidhjes dhe bashkëpunimit, është arrit që të arrestohet dhe të ekstradohet I dyshimti.
Dje me datë 30.08.2024 i dyshimti është intervistuar nga hetuesit në prezencë të avokatit mbrojtës, I i dyshuari është mbrojt në heshtje.
Me vendim të prokurorit kujdestar I dyshuari S.H. tani 31 vjeçar I dyshuar për veprën “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje, nga Republika e Shqipërisë është ndaluar për 48 orë dhe lënda është proceduar në prokurori./Arbresh.info/
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali
“Është një hero i vërtetë”, Albanese i shkon për vizitë në s...
Sulm me thikë në Moskë/ I mituri vret një bashkëmoshatar dhe...
Era e fortë rrëzon Statujën e Lirisë në Brazil
Vrasje në tentativë në Prishtinë, dy persona hyjnë në oborri...
“Është e padrejtë të ushtrosh presion shtesë mbi gjyqtarët” ...