Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vizita e senatorëve amerikanë në Prishtinë në gushtin e vitit 1990 ka qenë pikë kthese dhe fanar shprese për historinë e Kosovës.
“Miqtë e mi nga Kosova më kanë treguar se kjo vizitë ka qenë pikë kthese, ka qenë fanar shprese, kjo vizitë ka sjellë vëmendjen ndërkombëtare te problemi dhe mbështetjen e pastër amerikane ndaj luftës së popullit të Kosovës për liri e drejtësi”, ka thënë Hovenier gjatë ceremonisë që shënoi 34-vjetorin e vizitës së delegacionit të senatorëve amerikanë në krye me Bob Dole.
Tutje ambasadori amerikan ka thënë se nderimi më i mirë për senatorët është bashkëjetesa dhe zhvillimi i drejtësisë, lirisë, demokracisë e të drejtave të njeriut.
“Kam qenë i inspiruar si diplomat i ri nga mesazhet e tij të qarta që dënuan pastrimin etnik dhe gjenocidin. Por nëse ndonjëherë keni dëgjuar për senatorin, dijeni se ai nuk ka qenë njeri vetëm që ka folur, pavarësisht rëndësisë së fjalëve të tij. Ai ka kërkuar veprim nga qeveria e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veprim nga aleatët, veprim nga vetja e tij. Kjo ishte arsyeja pse ai ka ardhur në Kosovë në gushtin e vitit 1990, kur çështja e shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit nuk ishte as i njohur, e as i kuptuar në mënyrë të drejtë”, ka thënë ai.
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten