Afër 800 mijë euro ka qenë kostoja e cila është shpenzuar për renovimin e Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, një investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Sot, këto hapësira u përuruan nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton Arbresh.info.
Kurti theksoi se ky renovim do të përmirësojë qasjen për stafin dhe qytetarët, duke përmirësuar kushtet e punës për mjekët që më parë përballeshin me kushte të vështira.
“Rreth 800 mijë euro janë investuar në Klinikën Emergjente. Një punë që është dashur të kryhet për pesë muaj, operatori ekonomik e ka kryer për tre muaj. Rritje të numrit të shtretërve nga 20 deri në 25. Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit, tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund te përcillet edhe nga jashtë ne kohë reale”, tha Kurti./Arbresh.info/
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...