Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, së bashku me kryeministrin Albin Kurti , Irina Synelnyk dhe ambasadorët tjerë të vendeve të QUINT-iti morën pjesë në një pritje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me rastin e Ditës Kombëtare të Ukrainës.
Në fjalën e tij, ai shprehu mbështetjen e fortë të Kosovës për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.
Ai theksoi se është krenar që Kosova ka qenë ndër vendet e para që ka ofruar mbështetje të pandërprerë për Ukrainën, krahas vendeve të Bashkimit Evropian, pavarësisht faktit që Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet.
“Qytetarët e Kosovës kanë ndjerë dhembjen e popullit ukrainas që nga fillimi i luftës. Prishtina ka mbështetur Kievin në shumë forma, duke përfshirë mbështetjen emocionale, ushtarake, dhe duke ofruar një strehë të sigurt për gazetarët ukrainas që u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës,” tha ambasadori Rohde.
Tutje, ai tha se mbështetja ka qenë në shumë niveleve, si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë politik.
Ambasadori gjerman mes të tjerash përmendi edhe strehimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...