Bashkimi Evropian ka mirëpritur veprimin e autoriteteve të Kosovës që u mundëson serbëve nga veriu të marrin patentë shoferë të lëshuar nga administrata e Kosovës.
Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Petër Stano për mediumin serb N1, përcjell Arbresh.info.
“BE mirëpret çdo hap të ndërmarrë me qëllim të vazhdimit të lejimit të sa më shumë serbëve të Kosovës që të përdorin patentë shoferi të lëshuara nga Kosova,” tha Stano.
Stano shtoi se Brukseli po i bën apel Kosovës që të prezantojë masa të tjera që do të lehtësojnë marrjen e dokumenteve të Kosovës.
“Ne inkurajojmë Kosovën që të miratojë masa të mëtejshme që do t’u mundësonin sa më shumë serbëve të Kosovës të marrin dokumente shtesë të Kosovës, veçanërisht një letërnjoftim të Kosovës, e cila kërkohet për të marrë patentë shoferin kosovar”, shtoi Stano.
Kujtojmë që sot është skaduar afati i vendosur nga autoritetet në Prishtinë për shkëmbimin e patentë shoferëve të Serbisë me ato të Kosovës. /Arbresh.info
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...