Tetë ushtarë, përfshirë personelin aktiv dhe personelin në pension, janë dënuar deri në 13 vjet burg nga autoritetet gjyqësore tajvaneze për spiunim në emër të Kinës kontinentale.
Vendimi erdhi të enjten pas një hetimi të nisur nga zyra e prokurorit në vitin 2022, i cili zbuloi se oficeri ushtarak në pension Chen Yu-hsin ishte “rekrutuar” nga Pekini në vitin 2021 për të kryer aktivitete spiunazhi për Kinën.
8 nga 10 personat e përfshirë në këtë rast u paditën nëntorin e kaluar. Ndërsa Chen mbetet i lirë, një i dyshuar u shpall i pafajshëm.
Gjykata zbuloi se Chen kishte “përdorur para për të joshur oficerët ushtarakë në pension”, të cilët më pas “rekrutonin personel ushtarak aktiv për të mbledhur sekrete ushtarake”./abcnews.al
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...