Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris dhe Zotëria i Dytë, Doug Emhoff shënuan sot 10-vjetorin e martesës së tyre, gjegjësisht në ditën kur ajo do të kandidohet për president nga radhët e Partisë Demokratike.
Harris i ka përkushtuar edhe disa rreshta në rrjetet sociale bashkëshortit të saj, Emhoff, i cili më parë ishte i martuar me Kerstin Emhoff.
“Gëzuar përvjetorin, Dougie. Nuk do të doja të isha në këtë udhëtim me askënd përveç teje”, ka shkruar Harris në rrjetet sociale ndërsa ia ka bashkangjitur edhe një fotografi të çiftit.
Emhoff ndau një video prej 40 sekondash me imazhe dhe video të përbashkëta, duke e përfunduar me një foto të tyre të ditës së dasmës, shkruan cnn.
Në fjalimin e së martës mbrëma në Konventën Kombëtare Demokratike, Zotëria i Dytë foli për përvjetorin e tyre të ardhshëm.
“Këtë të enjte do të jetë përvjetori ynë i 10-të i martesës dhe e di se do të ma dërgojë atë mesazh zanor të turpshëm. Megjithatë, kjo nuk është gjithçka që do të dëgjoj. Po atë natë, unë do të dëgjoj gruan time, Kamala Harris, të pranojë nominimin tuaj për presidente të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi ai.
Ndryshe, Harris sot pritet të jetë kandidate edhe zyrtarisht e partisë demokratike për presidente të SHBA-së. /Telegrafi/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...