Liria është njëra ndër skuadrat më me traditë në futbollin kosovar, duke marr parasysh edhe historinë e klubit.
Skuadra prizrenase tani është duke garuar në Ligën e Parë, mirëpo nuk po i mungon mbështetja, shkruan Arbresh.info.
Këtë fundjavë Liria zhvilloi ndeshjen e parë në kuadër të grupit A në Ligën e Parë të Kosovës ndaj Trepçës, ku humbi me rezultat 2-1.
Stadiumi ishte për plotë me shikues dhe tifoz të organizuar nga grupi ‘Arpagjikt’, të cilët përcollën një mesazh të fortë për lojtarët.

“Momentet e vështira na e shtojnë motivin me t’qëndru pranë”, shkruhej në mesazhin e Arpagjikve.
Liria ndeshjen e radhës e luan në fundjavë ndaj skuadrës së Rahovecit në stadiumin ‘Përparim Thaçi’.

Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA