Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka mbështetur deklarimet e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge sa i përket urës së Ibrit.
Me anë të një postimi në “X”, ai tha se Gjermania po e bën pjesën e saj në KFOR që nga fillimi duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai theksoi që stabiliteti i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara.
“Mbështetje e plotë për të gjitha aspektet Boris Ruge përmend.
Gjermania po bën pjesën e saj në mbështetje të KFOR-it që nga fillimi i tij, duke kontribuar në sigurinë + stabilitetin në Kosovë dhe të gjithë rajonin. Ky stabilitet i arritur nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprimeve të pakoordinuara”, ka shkruar ai.
Full support for all aspects @RugeBoris mentions.
?? is doing its part in supporting @NATO_KFOR from its very beginning, contributing to safety + stability in ?? & the entire region.
This stability achieved must not be put at risk through lack of dialogue or uncoordinated action https://t.co/MR35frlze2— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 20, 2024
Ndryshe, zyrtari i NATO-s në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se vendimet lidhur me urën e Ibrit duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.
LEXO EDHE:
Zyrtari i NATO-s: Vendimet për Urën e Ibrit të merren përmes dialogut
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...