Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët italianë kanë realizuar patrullime të rregullta përgjatë vijës kufitare administrative në komunën e Istogut.
Këto patrullime janë pjesë e aktiviteteve të përditshme të KFOR-it për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Në një njoftim të bërë në Facebook, KFOR-i thekson se po vazhdon të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të paanshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës./Arbresh.info
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati
Kryediplomati shqiptar vizitë në Bruksel