Legjenda e filmit francez, Alain Delon, ka vdekur në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.
“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, por edhe (qeni i tij) Loubo, me pikëllim të thellë iu njoftojmë për vdekjen e babait tonë. Ai vdiq paqësisht në shtëpinë e tij, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, u tha në deklaratën e familjes dërguar AFP-së.
Aktori, i njohur për rolet e tij në filmat klasik “Purple Noon” (1960) dhe “Le Samurai” (1967), vdiq gjatë natës, tha familja.
Më 2023, emri i aktorit Alain Delon, u soll sërish në qendër të vëmendjes pasi tre fëmijët e tij ngritën ankesë kundër asistentes së aktorit, Hiromi Rollin, duke e akuzuar atë për sjellje kërcënuese dhe ngacmim.
Viteve të fundit, Alain Delon, ishte përballur me probleme shëndetësore, teksa më 2019 ai kishte pësuar një sulm.
Në maj të vitit 2019, ai kishte bërë paraqitjen e tij të fundit të madhe publike në tapetin e kuq, kur pranoi një çmim nderi në Festivalin e Kanës.
Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur në mbi 90 filma./rel
Nora Gjakova nis një kapitull të ri si trajnere e xhudos në ...
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...