Drejtoresha Ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, u takua me Ambasadorin Gjerman, Jörn Rohde, dhe Zëvendës Ambasadorin, Matthias Conrad, për të diskutuar Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
Në një njoftim për media është bërë e ditur se kanë diskutuar për të forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve.
“Ambasadori Rohde do të hapë zyrtarisht këtë forum, i cili do të mbledhë në Prishtinë liderë të biznesit dhe politikanë nga Gjermania dhe Kosova për të diskutuar të ardhmen e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve”, thuhet në një njoftim.
Ky forum i organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Komiteti Lindor i Ekonomisë Gjermane, do të mbahet më 2 dhe 3 tetor në Prishtinë.
“Në fillim të tetorit, Prishtina pritet të bëhet qendra e bashkëpunimit gjermano-kosovar, pasi ky forum do të zhvillohet menjëherë pas ngjarjes rajonale SUBEX – Supplier Expo, që mbahet më 1 tetor në Prishtinë dhe bashkë organizohet nga tri oda gjermane: Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Oda Ekonomike Gjermane e Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri.Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar do të mirëpresë mbi 300 pjesëmarrës dhe ekspertë të industrisë nga Gjermania dhe Kosova. Ngjarja do të ofrojë një program tërheqës me diskutime në panele, intervista me ekspertë, podcast-e, masterclass-e, vizita në kompani dhe shumë më tepër”, u tha ndër të tjera.
Sipas Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Gjermania mbetet investitori më i madh i huaj në Kosovë.
Ndërsa forumi i parë Ekonomik Gjermano-Kosovar rezultoi me investimin 20 Milionë Euro në sektorin e automotivës në vitin 2022./Arbresh.info/
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Apeli liron nga qelia rojen e sig...