Një person është arrestuar të shtunën pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në rrugën “Ahmet Shtimja” në Shtime.
Tek B.S 36-vjeçar është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se shtiu gjatë ahengut.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtimes dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë)”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ” Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”./Arbresh.info

Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes
Sot i jepet lamtumira e fundit vogëlushit që vdiq tragjikish...
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatit një ‘sulm të ri mas...