Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në autostradën në dalje në veri të Prizrenit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmetaj.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur pasi një veturë ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Prizrenit.
“Sot më datë 8 Gusht, rreth orës 13:00, është pranuar një informatë se në autostradë- në daljen Veri në Prizren ka ndodhur një vet-aksident trafiku me lëndime. Sipas njësive në vendngjarje dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë transportuar në emergjencën e Prizrenit. Lidhur me rastin njësia e hetimeve të autostradës është duke u marrë me rastin, sipas procedurave të parapara për trajtim të mëtejmë të rastit”, tha Mehmeti./Arbresh.info
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës