Një 30-vjeçar ka vjedhur para në një banesë në Tiranë. I riu është arrestuar nga policia e Tiranës. Mësohet se 30-vjeçari ka vjedhur 900 000 lekë të rinj.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu sekuestruan 2800 euro që janë produkt i veprës penale, gjithashtu iu gjetën edhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vëzhgimi”.
Si rezultat u arrestua shtetasi 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al/
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...