26 vjet më parë, në Horn të Zvicrës, një 19-vjeçar do të merrte një drejtim të pazakontë për moshatarët e tij.
Ejup Maqedonci, i cili kishte dy vjet që po qëndronte në shtetin helvetik, vendosi të kthehej në atdhe, atje ku lufta kishte përfshirë shumicën e vendeve të Kosovës.
Më 18 mars ’98 ai mori miratimin e familjes dhe u nis drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me bashkëkombësit e tij që po luftonin në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jeta pas kësaj pati uljet dhe ngritjet e saj, dhe për herë të parë ushtaraku që u bë politikan ka rrëfyer gjithë rrugëtimin e tij që nga 18 marsi i ftohtë i 1998-ës në Horn të Zvicrës, e deri më 8 gusht, kur u thirr për të udhëhequr Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës.
Ish-luftëtari i UÇK-së, tashmë ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka një vit që ka hequr përgjithmonë uniformën ushtarake, të cilën e mbajti plot 26 vjet. Ky mërgimtar po drejton një nga institucionet më të rëndësishme të vendit.
Megjithëse ndërrimi i tri uniformave nuk ishte asnjëherë i lehtë për Ejupin, i cili që nga mosha 19-vjeçare nuk ka jetuar asnjë ditë përtej disiplinave të përcaktuara nga eprorët dhe ushtria.
E të njëjtën jetë po vazhdon ta bëjë Ejupi, ani pse ka një vit që nuk është më ushtar. E vetmja gjë që i ka shpëtuar disiplinës pas ushtrisë është mjekra e tij.
Ejup Maqedonci e ka të qartë se diaspora nuk mund të shkëputet asnjëherë nga atdheu, andaj në këtë intervistë speciale për shqiptarët në Zvicër, ai ka folur për planet e ushtrisë që ajo të bëhet e hapur për të gjithë diasporën.
Ejupi ka përmendur angazhimin e saj në strukturën joaktive të Ushtrisë së Kosovës, ku ndër të tjera ka theksuar nevojën që shteti ka për fushën e kuadrove që vijnë nga teknologjia, e të cilët pa dyshim mund të jenë shqiptarë që vijnë nga diaspora.
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...